×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja e Jashtme e Gjermanisë i drejtohet BE’së: Ia keni premtuar vizat Kosovës, duhet të ndodh tani

    Reporteri
    21 Tetor 2022 | 14:24

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shpërndarë një fjalim të ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

    Sipas tij, ajo sot ka përmendur sot liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Baerbock, përmes një adresimi, citohet të ketë thënë se Kosovës për disa vite me radhë i është premtuar heqja e vizave dhe se kjo duhet të ndodh tani.

    “Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock në deklaratën e saj hyrëse të takimit të sotëm të ministrave të jashtëm me partnerët e Procesit të Berlinit theksoi fuqishëm se BE ka premtuar liberalizimin e vizave për Kosovën prej vitesh tani dhe se duhet ta përmbushë atë”, shkroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!