×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja e VV-së me çantë gati 2 mijë euro në Paradën e Krenarisë në Prishtinë

    Reporteri
    09 Qershor 2022 | 12:21

    Kjo javë do të përmbyllet me Paradën e Krenarisë e cila po mbahet në Prishtinë.

    Në Paradë janë parë edhe figura politike, deputetë e ministra, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Aty u pa edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ku në sy ra çanta e saj e markës “Louis Vuitton”.

    Me një kërkim të thjeshtë në “Google”, kjo çantë kap vlerën e hiç më pak se 2,100 dollarë.

    Ndryshe, në paradë deri tani nuk janë parë asnjë nga krerët e shtetit, të njëjti nuk kishin marrë pjesë as në paradën e vitit të kaluar./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!