×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja gjermane: Po punojmë me Brukselin për të arritur liberalizimin e vizave për Kosovën

    Reporteri
    24 Tetor 2022 | 23:25

    Ministrja gjermane për Klimë dhe Evropë, Anna Lührmann, ka folur për marrëveshjen finale për dialogun Kosovë-Serbi si dhe liberalizimin e vizave.

    Ajo është shprehur se është duke u punuar për tu arritur liberalizimi i vizave për Kosovën në mënyrë që Këshilli Evropian të marrë vendim.

    “Ne aktualisht po përgatitemi shumë për Samitin e Berlinit, më 3 nëntor. Është shumë e rëndësishme që të arrijmë marrëveshje këtu. Është e rëndësishme që me këtë afatin deri më 31 tetor të mos ketë tensione këtu. Kjo është me e rëndësishme, dhe gjithashtu po punojmë më Brukselin për të arritur liberalizimin e vizave për Kosovën, në mënyrë që Këshilli Evropian të marrë vendim…. Në procesin e normalizimit që po udhëhiqet nga zoti Lajçak janë disa hapa që duhet ndjekur, dhe unë mendoj se duhet bërë sa më shumë progres edhe këtu.”, tha Lührmann për Kanal 10.

    Ajo ka thënë se Gjermania është në anën e Kosovës, për këtë temë.

    “E para është që e kuptoj shumë mirë padurimin dhe frustrimin tuaj. Vendimi është dashur të merrej shumë moti, pasi që të gjitha kushtet teknike janë përmbushur. Mund t’ju them se jemi në anën tuaj, dhe po provojmë që ta shtyjmë këtë çështje sa më shpejt që mundemi”, ka thënë ajo.

    Më tej, Ministrja ka thënë se nuk mund të japë premtime se kur do të ndodhë ky proces, por që po punojnë shumë në këtë aspekt. Teksa, ka deklaruar se sistemi ETIAS nuk duhej të ndërlidhej me vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    “Po, po. Mendoj se ky sistem nuk duhet të lidhet me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ky është pozicioni ynë.“, ka deklaruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!