×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Haradinaj krenohet me “miqësinë e përjetshme” me Izraelin

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 16:41

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla ka pritur sot Ambasadoren e Izraelit me mision në Beograd, Alona Fisher-Kamm.


    Ajo ka thënë se e ka falënderuar ambasadoren Fisher-Kamm për anagazhimin konstruktiv në ngritjen e raporteve në mes të Izraelit dhe Kosovës.

    “Derisa shtetet tjera janë krenare me miqësinë e krijuar me shtetin e Izraelit së fundi, ne krenohemi me miqësinë e përjetshme që kemi pasur si dy popuj liridashës. Numri i hebrenjve në Kosovë dhe viset tjera shqiptare gjatë luftës së dytë botërore është rritur, familjet shqiptare përmes Besës së dhënë kanë shpëtuar mijëra herbrenj. Thellimi dhe avancimi i bashkëpunimit shumëdimensional, mbetet përkushtim i yni i përbashkët”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Facebook.

    Kryediplomatja kosovare ka thënë se e ka mirëpritur gatishmërinë e ambasadores Fisher-Kamm për asistencën ndaj Kosovës në menaxhimin e luftës kundër pandemisë Covid-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!