×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Haxhiu: Do ndihmojmë gratë, nënat vetushqyese dhe kujdestare të familjes

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 22:53

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësueset e shoqatës së nënave vetushqyese në familje, të cilat ballafaqohen me sistemin e drejtësisë dhe nëpërkëmbjen ligjore.


    Gjatë këtij takimi Ministrja Haxhiu është njoftuar nga afër me sfidat dhe problemet të cilat ballafaqohen gratë, pabarazitë dhe neglizhencën ligjore, vendimet e padrejta gjyqësore si dhe diskriminimin e dyfishtë në ndarjen e të drejtës, njofton Klan Kosova.

    Haxhiu është zotuar se do të angazhohet në vazhdimësi, bashkërisht me akterët tjerë relevant, që kësaj kategorie t’i sigurohet barazia para ligjit, respektim të procedurave gjyqësore dhe vendime të drejta e të paanshme nga ana e gjyqësorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!