×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Haxhiu: Organizimi i referendumit të Serbisë në Kosovë është shkelje e sovranitetit

    Reporteri
    15 Janar 2022 | 10:58

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran dhe se organizimi i referendumit të Serbisë në Kosovë është shkelje e sovranitetit.

    Haxhiu ka shkruar në Twitter se qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë sikur në çdo shtet tjetër përmes postës dhe zyrës ndërlidhëse.

    “Republika e Kosovës është një shtet i pavarur dhe shtet sovran. Duke organizuar referendumin e Serbisë në Kosovë është shkelje e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial. Qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë sikur në çdo shtet tjetër mund të votojnë përmes postës apo në zyrën ndërlidhëse”, ka shkruar Haxhiu.

    Lidhur me mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë sot do të diskutohet në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës e cila u thirr nga kryeministri Kurti pas takimit që ka pasur dje me ambasadorët e QUINT-it.

    Seanca e jashtëzakonshme do të fillojë në ora 14:00 dhe synohet që të nxirret një rezolutë e përbashkët në të cilën shprehet vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me këtë referendum.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!