×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Haxhiu priti në takim Shoqatën e ish të burgosurve politik 143+2 të Gjakovës

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 16:12

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim përfaqësues nga “Shoqata e ish të burgosurve politik 143+2 të Gjakovës”, me ç’ rast Ministres i dhuruan një libër i cili dokumenton dhe shtjellon krimet e luftës në Gjakovë dhe në Dubravë, si dhe dëmet materiale të nxjerra për këtë zonë gjatë luftës së fundit.


    Drejtori i kësaj shoqate z. Afrim Caka, shprehu gatishmërinë që të ofrojë bashkëpunim në adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    “Ministrja falënderoi për punën e bërë dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!