×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Nagavci prezanton shefen e re të stafit në MASh

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 20:11

    Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci ka njoftuar për shefen e re të stafit të kabinetit në këtë dikaster, që do të jetë Edita Buçinca.


    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministrja Nagavci përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook gjersa ka shtuar se Buçinca ka punuar si asistente në Universitetin e Prishtinës.

    “Edita Buçinca i ka përfunduar studimet themelore në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze pranë Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku ka punuar si asistente e lëndës së Gramatikës së gjuhës angleze”, ka shkruar ndër të tjera Nagavci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!