×
  • Lajme
  • Lajme

    Miratimi i rezolutës kundër referendumit serb, kush ishte për e kush kundër

    Reporteri
    15 Janar 2022 | 20:31

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paraqitur sot para deputetëve tetë pikat e rezolutës lidhur me moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.

    Kjo rezolutë është miratuar me 76 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kryeministri Kurti ka thënë se përmes kësaj rezolute, Kuvendi synon që si përfaqësues i qytetarëve të shpreh qëndrimin e përbashkët se organizimi i referendumit serb në Kosovë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës.

    Ai ka shtuar se votimi i komunitetit serb në Kosovë, mund të bëhet vetëm përmes zyrës ndërlidhëse, në të kundërtën do të ishte shkelje e Kushtetutës.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti duke i thënë se nuk e sheh të nevojshme thirrjen e kësaj séance. Ai ka shtuar se kryeministri nuk po guxon të marrë vendime, por që duhet të veprojë dhe të marrë përgjegjësi mbi supe.

    “Kushtetutën e ke, ushtroje rolin kushtetues prej Kryeministri. Merr përgjegjësi mbi supe” ka përfunduar Abdixhiku.

    E kundër këtij referendumi ka abstenuar deputeti i LDK-së, Driton Selamnaj. Sipas tij, kjo seancë ka qenë e panevojshme.

    Deputeti Selamanaj ka thënë se pasojat e mosbashkëpunimit të kryeministrit Kurti me shtetet e QUINT-it do të shihen në ditët e muajt në vijim, përcjell Reporteri.net.

    “Arsyeja e tretë: Mënyra e menaxhimit të kësaj situate në relacion me partnerët tanë strategjikë me theks të veçantë me SHBA-të. Është hera e parë në historinë e re të Kosovës, që të gjitha vendet e QUINT-it të dalin kundër nesh. Kjo tregon që Albin Kurti me njerëzit e tij ka cenuar rëndë komunikimin dhe bashkëpunimin me ta. Pasojat e këtij mos bashkëpunimi do i shohim në ditët dhe muajt në vijim. Kam bindjen që ky është vetëm fillimi”, ka shtuar Selmanaj.

    Në këtë seancë, AAK-ja ka shprehur përkrahjen e plotë ndaj kësaj rezolute.

    Teksa, PDK-ja nuk ka marrë fare pjesë.

    Të gjitha pikat e rezolutës së miratuar mund t’i gjeni KËTU. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!