×
  • Lajme
  • Lajme

    Miratohen propozimet e Ministrisë së Drejtësisë për caktimin e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 18:30

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka mbajtur mbledhjen e radhës, të cilën e ka kryesuar Adnan Rrustemi.


    Në këtë mbledhje, janë miratuar propozimet e Ministrisë së Drejtësisë për caktimin e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës.

    Po ashtu, është formuar grupi punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kandidatëve për drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit.

    Kurse, shqyrtimi i aplikacioneve të kandidatëve për anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, është shtyrë për mbledhjen e radhës.

    Anëtarët e këtij komisioni, janë pajtuar që kërkesën e gjashtë deputetëve në lidhje me kërkesën e ish-kryetarit të Asamblesë të gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, për t’ju drejtuar Kuvendit në lidhje me shkeljet e këtij misioni gjatë viteve të kaluara, ta adresojnë në Kryesinë e Kuvendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!