×
  • Lajme
  • Lajme

    Miratohet mocioni i pozitës, buxheti shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 17:59

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, është rikthyer në seancë për të njoftuar se kryetarët e grupeve parlamentare kanë kërkuar dhe pauze shtesë prej 30 minutash, për të diskutuar rreth propozimit të LVV-së për përshpejtim të procedurave të shqyrtimit të buxhetit.


    Deputetët kishin shkuar në pauzë dhjetë minutëshe me kërkesë të Rexhep Selimit, si propozues i mocionit për shmangie të procedurave, për te diskutuar, me kryetarët e grupeve parlamentare rreth këtij mocioni.

    “Po i kuptoj shqetësimet e opozitës por po e shoh te nevojshme të kërkoj një pauzë për një konsultë shtesë te gjithë shefat e grupeve parlamentare, për ta diskutuar edhe një herë mocionin dhe pastaj vendimi ynë i përbashkët të jetë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë ai.

    LVV dhe LDK kanë kërkuar që buxheti të votohet, derisa PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma janë shprehur kundër.

    Pa pjesëmarrjen e opozitës, me 62 vota për është miratuar mocioni i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje që projektligji për buxhetin të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!