×
  • Lajme
  • Lajme

    Miratohet në parim projektligji për çmimet tavan te produktet bazë

    Reporteri
    27 Tetor 2022 | 13:11

    Ka kaluar në shqyrtim të parë në Kuvendin e Kosovës Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Për kanë votuar 63 deputetë. Pjesa më e madhe e opozitës kanë lëshuar sallën në momentin kur projektligji është votuar.

    Opozita e ka kundërshtuar këtë projektligj të cilin e kanë quajtur edhe antikushtetues.

    Projektligj për çmimet e produkteve themelore u miratua pasi tri herë më parë kishte dështuar.

    Qeveria e ka arsyetuar këtë projektligj me rritjen e çmimeve dhe dyshimeve për abuzim për disa nga produktet esenciale. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!