×
  • Lajme
  • Lajme

    Miratohet raporti i komisionit hetimor për dëbimin e shtetasve turq

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 13:46

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me dëbimin e gjashtë shtetasve turq me datën 29 mars të vitit 2018.


    Në sallë kanë qenë 65, ku 59 kanë votuar për, 5 kundër dhe 4 abstenime.

    Gjashtë shtetasit turq ishin deportuar për në Turqi pasi që akuzohen nga shteti turk si bashkëpunëtorë të organizatës Feto të Fetullah Gulenit që për Ankaranë zyrtare është organizator i tentim grusht shtetit në Turqi në korrik të vitit 2016.

    Pas votimit të këtij raporti është mbyllur edhe seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!