×
  • Lajme
  • Lajme

    Miroslav Lajçak thotë se e din kush qëndron pas “non-paper”, por s’pranon të tregojë

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 16:28

    Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në një bashkëbisedim të organizuar nga Instituti Italian për Studime Politike, ka folur për ‘non-paper’-at e publikuara së fundi në të cilat përshkruhen lëvizje kufijsh e ndryshime strukturore të shtetësisë së Kosovës.


    I pyetur se kush mund të qëndrojë prapa tyre, Lajçak ka thënë se mendon që mund ta thotë arsyeshëm dhe saktësisht se kush qëndron prapa, megjithatë shton se nuk është roli i tij për të spekuluar.

    “Unë nuk jam këtu të spekuloj. Mendoj se mund ta them arsyeshëm dhe saktësisht kush është prapa tyre, por ky nuk është roli im të bie në nivel spekulimesh”, ka Lajçak.

    Ai gjithashtu deklaroi se plani i zgjerimit të BE-së dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor është plan A dhe nuk ka zëvendësim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!