×
  • Lajme
  • Lajme

    Mitrovicasin e “sosin” hajnat, i vidhen mbi 20 mijë euro pëllumba

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 11:08

    Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Suhadoll të Mitrovicës së Veriut.


    Një person është ankuar në polici se i janë vjedhur pëllumbat në vlerë prej rreth 20 mijë eurove.

    “Ankuesi mashkull kosovar (mbajtës i pëllumbave) raporton se persona të pa njohur i kanë vjedhur pëllumbat e tij”, thuhet në raportin e policisë.

    Policia thotë se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!