×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjekët vullnetarë që ndihmuan për Covid reagojnë për moshapjen e konkursit: Kjo është turp për Odën e Mjekëve

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 21:36

    Art Deva, njëri prej mjekëve që ka ndihmuar vullnetarisht gjatë pandemisë ka kritikuar Odën e Mjekëve të Kosovës për moslejimin e hapjes së konkursit për specializimin e mjekëve gjatë qeverisjes së kaluar, shkruan Reporteri.net.


    “Oda e Mjekëve të Kosovës në një emision e pranoi që nuk e ka lejuar hapjen e konkursit gjatë qeverisjes së kaluar. Trup! Nuk po mundem të besoj që një organizatë si ODA e Mjekëve del KUNDËR një konkursi si konkursi për hapjen e shkollimit specialistik”, ka shkruar ai.

    Deva është shprehur se Oda e Mjekëve e ka vetëm një punë, përkrahjen dhe mbrojtjen e të drejtave të mjekeve!

    Ai e ka mirëpritur hapjen e konkursit në këtë kohë.

    “Hapja e një konkursi në këtë kohë është shumë e mirëseardhur për të gjithë mjekët të cilët tash e 4 VITE po presin për një konkurs të tillë, ku përmes këtij konkursi nuk mbetet asnjë mjek pa e marrë këtë shkollim i cili është esencial për profesionin e mjekut”, ka shkruar Deva.

    Deva është  njëri prej mjekëve  nga grupi i mjekëve vullnetare që janë angazhuar prej ditës së parë në Institutin e  Shëndetit Publik si vullnetarë.

    Statusi i plotë i tij:

    https://www.facebook.com/740743939/posts/10157670657093940/?d=n

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!