×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjekja kosovare e papunë, i del vullnetarisht në ndihmë të kolegëve të saj

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 23:11

    Sot janë  shënuar edhe katër raste të tjera me koronavirus, duke çuar numrin e të infektuarve në nëntë.


    Qytetarët po e respektojnë vendimin e qeverisë që të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa mjekët, policët, etj, janë duke kryer misionin e tyre të shenjtë.

    Por ka edhe qytetarë që vullnetarë po lajmërohen për të dhënë kontributin e tyre.

    Është Jehona Krasniqi, mjeke e përgjithshme, ajo e cila ka thënë se duke parë situatën, do t’iu del në ndihmë kolegëve të tyre, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i saj:

    Une jam Jehona, mjeke e pergjithshme.
    T’u e pa situaten, ofrohem si vullnetare mjeke me ndihmu ne menaxhimin e situates edhe me ju dal ne ndihme kolegeve tane kudo qe eshte nevoja.

    Besoj se duhemi te gjithe te mobilizohemi, jemi shume mjeke papune edhe ndoshta mospervoja mundet me i frikesu organet kompetente me na angazhu, po besoj se me ni lider ne grup edhe me nje rregullore te dergume apo te postume ne forme elektronike se qysh me u sjell me rastet me COVID19, mundemi me ndihmu ne menaxhimin e situates.
    Respekte e po shpresoje qe te gjithe jeni mire.
    Jehona

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!