×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku i arrestuar në Podujevë, thuhet se brenda ditës i kontrolloi 47 pacientë

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 18:27

    Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu ka thënë se asgjë nuk e arsyeton sjelljen e mjekut Ibrahim Hoti, e ku mbrëmë refuzoi që t’i jap ndihmën një pacienti të moshuar në QKMF-në në Podujevë.


    “Neve na ka ardh keq një sjelle të tillë, pa e gjykuar dhe pa e parë se çfarë ka ndodhur, kemi qenë shumë të prerë për arrestimin dhe mënyrën se si është bërë. Është shumë e qartë se ky rast nuk ishte për arrestim. Nuk po them për hetim. Por arrestimi i një mjeku 64-vjeçar në orët e vona të mbrëmjes është e papranueshme”, ka thënë Sejdiu në T7.

    Më tutje Sejdiu foli edhe për dënimin që ka marr kryesindikalisti që sot organizoi protestën për mbrojtjen e mjekut të arrestuar.

    Ai tha se një zyrtarë policor ua ka ofruar 50 euro si ndihmë për ta paguar dënimin prej 200 euro.

    “50 euro një oficer i policisë ua ka dhënë borxh sindikalistëve për me e pagu dënimin. Kjo është e turpshme. Ata s’kan dal prej qejfit e me ba zijafet. Ne nuk e amnistojmë as këtë mjek e as të tjerët në këto raste”, ka thënë ai.

    Në ndërkohë duke folur për shkaqet që kanë mundur të sjellin deri tek sjellja e mjekut me pacientët në atë mënyrë, Sejdiu tha se vetëm dje i njëjti i ka kontrolluar 47 pacientë.

    “Ne sot kemi qenë në kontakt me dy delegatë dhe se nuk e kanë të qartë se çfarë ka ndodhur. Kërkova nga ta disa sqarime se sa ka qenë i ngarkuar ai. Për sjelljet asnjë koment dhe nuk është diskutuar në të vërtetë. Mjeku ditën e djeshme i ka kontrolluar 47 pacientë. Gjatë një muaji i ka trajtuar mbi 2200 pacientë. Është i vetmi pulmulog në Llap”, ka deklaruar Sejdiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!