×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku i arrestuar për sulm seksual në Spitalin e Pejës, është ish-ministri Numan Baliq

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 12:26

    Ish-Ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, është mjeku që u denoncua mbrëmë për tentim dhunimin e një paciente e Spitalit të Pejës, raporton Gazeta Online ‘Reporteri.net’.


    Një nënë nga Peja ka vetëm 6 muaj që ka lindur fëmijën, por shpejt i kanë dalë probleme pa e marrë veten mirë.

    Përveç që u desh të shkonte për të birin në Spitalin e Pejës, për të cilin u kujdes për 16 ditë me radhë, ajo po pretendon se u përball me një sulm seksual, shkruan Reporteri.net.

    Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka mësuar se mjeku kujdestar i Spitalit të Pejës dyshohet se ka tentuar ta dhunojë seksualisht gruan, duke e futur në zyrën e tij dhe duke mbyllur më pas derën me çelës. Sipas informacioneve, ai e ka kapur për dore, i ka ofruar kokën tek qafa dhe ka provuar për ta mbështetur për muri.

    E siç mëson Reporteri.net bëhet fjalë për mjekun Numn Baliq, ish-Ministrin e Shëndetësisë.

    Gruaja ka deklaruar se e ka kuptuar ç’po ndodhte dhe e ka shtyrë të dyshuarin Baliq, e më pas është larguar me vrap nga dhoma, duke u drejtuar tek rojet e spitalit, shkruan Reporteri.net.

    Siç mësohet, ajo e ka telefonuar Policinë dhe ka raportuar për tentim dhunimi në këtë spital. Gruaja mësohet ta ketë dhënë dëshminë se si ka ndodhur ngjarja.

    Mjeku i Spitalit të Pejës rreth të 60-ave, që në momentin kur dyshohet se ndodhi tentimdhunimi ishte kujdestar, është arrestuar dhe dërguar për 48 orë në mbajtje.

    Nuam Baliq edhe më parë ishte denoncuar për sulme të tilla. Në shtator të 2018-ës një femër nga komuniteti boshnjak e kishte lajmëruar Policinë në Pejë, se është sulmuar seksualisht nga ish-ministri kosovar.

    Përveç se ish-Ministër në vitin 2003, Numan Baliq, ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e tretë (2007 -2010). /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!