×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku i QKMF-së sqaron videon që i doli në publik: Nuk janë të vërteta pretendimet, i ofruam ndihmë pacientes

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 21:04

    Mjeku që u xhirua duke u përplasur me një qytetar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren ka sqaruar se ngjarja nuk ka qenë ashtu siç është paraqitur në videon e publikuar në media, shkruan Reporteri.net.


    Në videon që e ka publikuar Live në Facebook, qytetari nga Prizreni akuzon mjekët se nuk i kishin ofruar ndihmë një të afërmi të tij. Në të kundërtën, ai thotë se mjekët po qëndronin ulur në vend se ta ndihmonin pacientin.

    Por mjekët në këtë Qendër thonë të kundërtën. Doktori Sazan Elezkurtaj ka folur për Reporteri.net dhe e ka mohuar se pacientëve nuk u është ofruar ndihma.

    Elezkurtaj ka thënë është mjeku që ishte në sportel. Ai ka thënë se personi i cili e ka bërë videon nuk ka qenë pacient por një taksist i cili e ka dërguar në QKMF një peciente. Sipas tij, ai personalisht e ka trajtuar pacienten në fjalë.

    Ai ka thënë se në QKMF ka shkuar një paciente e shoqëruar nda djali i saj dhe meqë ka qenë rast urgjent menjëherë i është ofruar trajtimi dhe i është dhënë udhëzim për konsultim me një mjek internist.

    “Pacientja ka qenë me djalin e vet. Është pranuar dhe është vizituar nga ana ime. Tensioni i pacientes ka qenë 230/130, Pulsi 160-170, ajo është trajtuar me tab captopril nën gjuhë dhe direkt terapi venoze, si dhe i është dhënë udhëzimi për konsultim me internist/kardiolog sepse ka qenë Krizë hipertensive dhe takikardi”, tha ai për Reporteri.net.

    Sipas doktorit pacientja pasi e ka marrë ndihmën ka dalë jashtë.

    “Ka dalë jashtë e kam përshëndet dhe kam vazhduar me pacientët e tjerë. Por si duket kur pacientja me djalin e vet kanë shku në Taxi nuk e di çka kanë folë dhe taksisti pas disa minutave ka ardhur brenda”, shtoi ai.

    Sipas doktori, personi i cili e ka publikuar videon nuk është pacient, por është është taksisti i cili ika dërguar në QKMF pacienten dhe djalin e saj.

    “Rastësisht unë kam dalë në sportel sepse nuk kisha pacient në atë kohë. Dola me nejt me kolegtë e mi. Pas pak erdhi taksisti me telefon edhe filloi me incizu. Unë mbeta i befasuar edhe i thashë hjeke telefonin. Ne e njohim taksistin, ai është hajn e përdhunues dhe ka qenë edhe i burgosur”, tha Elezkurtaj për Reporteri.net.

    Ai ka ofruar edhe dëshmi se pacientes i është dhënë ndihma të cila i posedon Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!