×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku kosovar në Gjermani ndan përvojen e tij me vaksinën anti-COVID

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 16:11

    Mjeku kosovar që punon në Gjermani, Kujtim Pllana, para katër ditësh e ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer–BioNTech.


    Mjeku Pllana, i cili është duke specializuar për anesteziologji dhe punon në spitalin “St. George Klinikum” në qytetin e Eisenach, ka bërë me dije se vaksinimi i profesionistëve shëndetësorë në Gjermani ka filluar më 27 dhjetor.

    Ai po ashtu ka sqaruar se marrja e kësaj vaksine nuk është obligative, por është në baza vullnetare.

    Pllana, në një intervistë për Klan Kosovën, ka treguar së në muajin shkurt do ta marrë edhe dozën e dytë, derisa thekson se nuk ka pasur dilema e as frikë rreth kësaj vaksine.

    Mjeku nga Kosova, mes tjerash, ka treguar se edhe shteti gjerman ka telashe me sigurimin e kësaj vaksine të shumëkërkuar për shkak të kushteve specifike.

    Ai ka treguar po ashtu se Gjermania e kishte arritur pikun e infeksionit me koronavirus në muajin janar ku ka ndodhur që edhe disa spitale të mos pranojnë pacientë të prekur me COVID-19 për disa ditë dhe që të njëjtit të transferohen në spitalet e tjera të zonës.

    Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë me Dr. Kujtim Pllana:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!