×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku nga Dragashi vdiq si pasojë e COVID-19

    Reporteri
    29 Gusht 2020 | 23:09

    Mjeku nga Dragashi, Mynafir Beshiri, ka ndërruar jetë sot, ai njëheri ishte edhe aktivist i Degës së LDK-së atje.


    Nga Oda e Mjekëve të Kosovës bëjnë të ditur se Beshiri ishte i prekur me COVID-19.

    “Dr. Beshiri i ka shërbyer shëndetësisë primare në QKMF Dragash. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftimin e OMK-së.

    Ngushëllime për vdekjen e mjekut ka shprehur edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!