×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku nga Vushtrria: Përveç Vasfije Krasniqit ka edhe gra të tjera që duan të dëshmojnë

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 22:41

    Mjeku nga Vushtrria, Shukri Gërxhaliu, që ka trajtuar disa prej grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, ka thënë se deri në vitin 2013 ka qenë një zë i vetmuar në dokumentimin e këtij krimi.


    “Në vitin 2013 ka ardh Feride Rushiti dhe ma ka heq një barrë. Deri atëherë i kemi thënë krim memec dhe tash ka filluar të aktualizohet kjo temë”, ka thënë Gërxhaliu, njofton Klan Kosova.

    “Të gjitha ato gra janë heroina. Heroina e parë po del Vasfija. Drejtpeshimi shpirtëror i tyre është shkatërruar. Disa thonë që “ shyqyr që të kemi takuar se do të bënim vetëvrasje”.

    Mjeku ka thënë se nuk është vetëm Vasfije Krasniqi, por që ka edhe gra të tjera të gatshme që ta rrëfejnë historinë e tyre të dhimbshme.

    “Janë dy-tre raste që janë të gatshme të rrëfehen. Shumica prej tyre i njohin një ose dy prej dhunuesve. Nëse ata [dhunuesit] ndiqen janë të gatshme që të dëshmojnë. Nuk ka pasë asnjë që ka treguar për shqiptarë”, ka pohuar ai për Klan Kosova.

    Mjeku nga Vushtrria më tej ka deklaruar ka thënë se ka dëgjuar mbi 30 rrëfime të shqiptareve të cilat ishin përdhunuar nga policia e ushtria serbe.

    Ai tha se shpesh herë ka kërkuar nga to që përjetimet e tyre t’i shkruajnë në letër për shkak të rasteve të rënda të cilat kishin përjetuar.

    ”Nga to kanë ardhur në mënyrë sekrete, askush se ka ditur. Ardhja e tyre shkaktonte një qetësi të përkohshme. Me sa kam kuptuar në listën e shkrimeve autentike ka qindra raste”.

    ”Biseda që e bënim me viktimat ishte aq prekëse emocionale sa që më duhej t’ua ndërpres rrëfimin, t’ju jepja ujë për tu qetësuar”.

    ”U jepja letër dhe iu thosha që këtë tregim shkruaje në mbrëmje dhe ma sillni më vonë. Janë rrëfime autentike”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!