×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku që e kontrolloi të birin e presidentit, tregon për gjendjen shëndetësore të tij

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 18:12

    Endrit Thaçi, i biri i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është trajtuar sot në Qendrën Emergjente në QKUK pas një aksidenti që ka pësuar në trafik.


    Mjeku Naser Syla i cili ka qenë kujdestar në mëngjes, e që e ka kontrolluar Endrit Thaçin, ka thënë për Klan Kosova, se pacienti është pranuar me lëndime të lehta trupore dhe menjëherë është liruar për trajtim në shtëpi.

    Nga Policia e Kosovës, Zëdhënësja për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se me aksidentin në rrugën Prishtinë-Ferizaj ku të përfshira kanë qenë tri vetura është duke u marrë Njësiti i Trafikut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!