×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku shqiptar i reagon Albin Kurtit, kërkon nga kosovarët të marrin vaksinën kineze

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 11:26

    Shteti shqiptar i ofroi Kosovës një sasi vaksinash kineze, por që kryeministri Albin Kurti, i refuzoi ato.


    Dr. Pëllumb Pipero, për “TopChannel” tha se ky veprim i Kosovës ka qenë një vendim politik dhe ju bën thirrje kolegëve të tij kosovarë që të pranojnë vaksinën kineze pasi konsiderohet si një vaksinë me siguri të plotë.

    “E kam thënë shumë herë para se të vinte vaksina kineze. Certifikata nga EMA është e rëndësishme. Kam informacione që vaksina kineze është aprovuar në OBSH, ndërkohë që vaksina ruse këto ditë merr miratimin nga EMA, nuk duhet të paragjykojmë vaksinat. Sa i takon vendimit të Kosovës për të refuzuar vaksinat kineze nga ne ka qenë një vendimi politik. Shumë profesionalistë, edhe kolegët e mi në Kosovë, edhe qeveritarët ta pranojnë vaksinën kineze sepse konsiderohet dhe ka treguar një siguri të plotë dhe duhet t’i referohemi mendimeve dhe rekomandimeve të specialistëve në mbarë botën kur flasim për vaksinat. Duke qenë se pjesa më e madhe e vaksinave janë aprovuar nga EMA në kushtet e një emergjence duhet të marrim në konsideratë se nuk ka zgjidhje tjetër fundi i kësaj pandemie veçse vaksinimi. Asnjë vend nuk mund të quhet i sigurt nëse rajoni, kontinenti, bota nuk është e sigurt ndaj vaksinës. Të gjithë politikanët dhe institucionet rekomandojnë të vaksinohen të gjithë në një kohë të shkurtër”, shprehet Pipero.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!