×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku shqiptar në Gjermani: Virusi ka pësuar mutacion që shkakton 6 herë më shumë infektime

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 19:53

    Mjeku Halil Krasniqi i cili ka një karrierë të suksesshme në Gjermani, së fundmi është emëruar drejtor në një spital të njohur në këtë shtet.


    Krasniqi në një intervistë për Pasdite në RTV Dukagjini ka folur për suksesin e tij dhe sidomos për situatën me Coronavirus me të cilën po përballet thuajse tërë bota.

    Ai ka thënë se që nga fillimi i pandemisë ka qenë i angazhuar plotësisht në proceset, proceduarat, përkufizimin dhe trajtimin e kësaj sëmundje, shkruan Reporteri.

    Krasniqi ka thënë se koronavirusi tanimë ka pësuar mutacion, që është i katërti me radhë dhe ka mundësi të shfaqë 2 deri në 6 herë infeksion më të madh se i kaluari.

    “Që nga shfaqja e pandemisë jam angazhuar plotësisht në proceset, procedurat, përkufizimin dhe trajtimin e kësaj sëmundje. Është e qartë që ky virus ekziston, është kultivuar në laboratorin virologjik në Wuhan. Tanimë ka shkaktuar edhe një mutacion që është i katërti me ardhë, ka mundësi të shfaqë dy deri 6 herë infeksion më të madh se i kaluari.

    Pandemia është një proces  që duhet ta marrim shumë seriozisht”, u shpreh ai.

    Krasniqi po ashtu flet edhe për faktin që Coronavirusi nuk po merret shumë seriozisht në Kosovë duke bërë edhe dallimin me Gjermaninë.

    Ai thonë se në këtë aspekt gjermanët janë shumë të përgjegjshëm dhe vetëdijesimi tek ta për rrezikun që u kanoset është shumë i lartë.

    “Nëse gjermanëve iu thua se është më mirë për shëndetin me maskë ata ashtu do të veprojnë”, shprehet ndër të tjera ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!