×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjerët Kosova: Radhitet e para në Evropë me vdekshmërinë më të lartë nga ajri i ndotur

    Reporteri
    23 Shtator 2019 | 8:52

    Për vite me radhë fusha e ambientit nuk ka qenë prioritet i qeverive, të cilat kanë udhëhequr me Republikën e Kosovës.


    Ekspertët e mjedisit thonë se aksionet e ndërmarra e strategjitë e hartuara për përmirësimin e gjendjes së ambientit nuk kanë gjetur asnjëherë zbatimin e duhur, shkruan sot gazeta “Zëri”.

    Krijimi i një ambienti të pastër po vazhdon të mbetet sfidë për Republikën e Kosovës. Niveli i lartë i ndotjes tash e sa kohë është shndërruar në një prej problemeve kyçe me të cilin po ballafaqohet mjedisi në Kosovë.

    Deponitë ilegale dhe deponitë legale, që janë në gjendje të mjerueshme, po e rëndojnë edhe më shumë gjendjen e ambientit në Kosovë.

    Për përmirësimin e kësaj situate gjatë viteve janë hartuar dokumente, strategji e udhëzime administrative, por zbatimi i tyre nuk është jetësuar asnjëherë në plotësi.

    Se Kosova po përballet me nivel të lartë të ndotjes së ajrit ka konstatuar edhe Agjencia Evropiane e Mjedisit.

    Në raportin “Cilësia e ajrit në Evropë – 2018”, të publikuar nga kjo agjenci, thuhet se nga ajri i ndotur në Kosovë kanë vdekur 3 mijë e 700 persona për një vit, duke bërë Kosovën të renditet e para në Evropë sa i përket kësaj çështjeje.

    Rrjedhimisht, i bie që ajri i ndotur ka shkaktuar humbjen e jetës së 0,2% të popullsisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!