×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjet shpërthes në rrugën që mban emrin e presidentit amerikan, në ditën kur i dërguari i Trump vjen në Kosovë

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 12:32

    Rruga ‘Bill Clinton’ në Prishtinë është bllokuar nga forca të shumta të policisë, pasi aty dyshohet të jetë vendosur një mjet shpërthyes.


    Në këtë rrugë është gjetur një valixhe e dyshimt, në të cilën dyshohet se ndodhet një mjet shpërthyes.

    Kjo po ndodhë në ditën kur Prishtinën e viziton i dërguari i special i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Rreth orës 10:30,kemi pranuar një informacion se në rrugën “Bill Kllinton ndodhet një valixhe e dyshimtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Një pjesë e rrugës “Bill Kllinton” është ndaluar për qarkullim, do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kur edhe do të njoftoheni edhe për detaje të tjera”, ka thënë Ahmeti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!