×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeti shpërthyes plasë në afërsi të gazetares në Rudarë, publikohen pamjet e momentit të frikshëm

    Reporteri
    10 Dhjetor 2022 | 20:55

    Ekipi i gazetarëve të RTV Dukagjinit është sulmuar nga persona të panjohur më mjete shpërthyese gjatë raportimit të tyre nga rruga e bllokuar nga serbët në Rudar.

    RTV Dukagjini ka publikuar pamjet nga ky moment, ku në afërsi të gazetares që po raportonte, plasë një mjet shpërthyes.

    Ndërkaq, Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet policore, në afërsi të Ujmanit, në vetëmbrojtje janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen me armë zjarri personave/grupeve kriminale, të cilat janë zmbrapsur dhe larguar në drejtim të panjohur.

     

    Po ashtu bazuar në informacionet e siguruara nga njësitet policore në terren, në disa lokacione të ndryshme, janë dëgjuar po ashtu të shtëna me armë zjarri.

    https://reporteri.net/lajme/lajmi-i-fundit-shkembim-zjarri-mes-policise-dhe-grupeve-kriminale-ne-veri/

    Serbët lokalë kanë bllokuar rrugët në veri të Kosovës, pasi Policia e Kosovës arrestoi një ish-polic serb. Sipas dëshmive të Policisë së Kosovës dyshohet se ai ka organizuar sulmin terrorist në zyrat e KKZ-së në Veri të Mitrovicës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!