×
  • Lajme
  • Lajme

    Mogherini gëzon Ballkanin: Përkrahja për të hyrë në BE është 90%

    Reporteri
    10 Maj 2019 | 15:27

    Menjëherë pas Samitit të Brdo-Brijunit në Tiranë, shefja e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini nga Rumania deklaroi se perspektiva e Shqipërisë drejt unionit premton rezultate tejet pozitive.


    “Udhëheqësit e Bashkimit Evropian duhet të shohin të ardhmen e Ballkanit brenda bllokut si përparësi për prosperitetin ekonomik dhe sigurinë e rajonit por edhe të BE. Ju sjell mesazhin direkt nga Tirana: mbështetja për BE është rreth 90 për qind. Është një kapital që ne duhet të ruajmë për të ardhmen”, ka thënë ajo.

    Nga samiti i liderëve të vendeve anëtare qe u zhvillua në Rumani, mesazhe për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhanë dhe liderë të tjerë. Në këtë samit Kryeministri bullgar theksoi se Bullgaria mbështet çeljen e negociatave për Shqipërinë në muajin qershor.

    “Bullgaria mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor të vitit 2019. Do të vazhdojmë të mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Përshpejtimi i procesit të reformave në këto vende është thelbësor për arritjen e qëndrueshme të stabilitetit, dhe sigurisë në rajon dhe për Evropën në tërësi. Politika e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor luan një rol të rëndësishëm”.

    Ndërkohë kryeministri grek Aleksis Cipras gjatë këtij samiti theksoi rëndësinë e dhënieve të mesazheve pozitive për zgjerimin e BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!