×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: AKI-ja ta verifikojë fotografinë e Brovinës, ajo dhe Bogujevci të dorëhiqen

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 22:06

    Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se Kuvendi duhet të dalë me një deklaratë distancimi nga ajo që ka ndodh në lidhje me publikimin e fotografisë nga ana e deputetes Flora Brovina.


    Ai ka akuzuar edhe ish-kolegen e tij nga Vetëvendosje, Saranda Bogujevcin, që sipas tij tha se “familjarët kanë kërkuar që fotografia të hiqet”.

    Deputeti Dardan Molliqaj ka thënë se organet e sigurisë duhet të zbulojnë të vërtetën e fotografive të publikuara sot.

    “Nuk mendoj se mund të vazhdojë punimet kjo seancë pa u verifikuar informata e asaj se çka ka ndodhur. Për atë që pamë është rrenë. Por le ta verifikojë AKI-ja. Kuvendi duhet të distancohet”, ka thënë Molliqaj.

    Ai ka kërkuar dorëheqje nga të dyja deputetet.

    “Nëse dalin të pavërteta deklarimet e të dyja deputetëve edhe i asaj Saranda Bogujevci edhe Flora Brovinës duhet të dyja të japin dorëheqje”, ka thënë Molliqaj.

    “Unë mendoj që asnjë debat nuk duhet me vazhdu. Kryetari duhet ti mbledhë kryetarët e grupeve paralmentare dhe ta nxjerrë një deklarim. Nëse një gjë e tillë del e pavertetë atëherë dy deputetet duhet të japin dorëheqje”.

    Fotografia që e publikoi Flora Brovina në Kuvend është nxjerrë nga një video pornografike

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!