×
  • Lajme
  • Lajme

    Dardan Molliqaj: Escobar në intervistën për Reporteri dha tri mesazhe të qarta

    Reporteri
    27 Janar 2022 | 21:49

    Kreu i PSD-së Dardan Molliqaj ka folur për intervistën që Gabriel Escobar, i dërguari i Presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor ka dhënë sot për Gazetën Online Reporteri.net.

    Sipas Molliqajt, janë tri mesazhe të qarta që ka dhënë Escobar për Qeverinë e Kosovës, e që janë dialogu, sovraniteti i Kosovës dhe Asociacioni i komunave serbe.

    “Escobar në intervistën për Reportin, ka thënë thënë disa gjëtra të rëndësishme, e para: Për SHBA-në, dilaogu është i domosdoshëm, e dyta që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran e ka konfirmuar dhe e treta për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, e që rikonfirmonë se Qeveria e Kosovës duhet ta bëjën një Asociaion për të cilin është zotuar”, tha Molliqaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai tha se është e rëndësishme që Escobar ka rikonfimuar se Status Quoja është e dëmshme për Kosovën.

    “Përgjigja e Escobarit ka qenë shumë indicative dhe ne besojmë që kjo është rruga e duhur, ai e ka kritikuar një rrugë që ka kritikuar edhe PSD-ja, e që është Statu quoja, sepse po ikin rinia dhe po zbrazet Kosova”, shtoi Molliqaj.

    Gabriel Escobar për Reporteri: ‘Status quo’ në Dialog po e boshatisë Kosovën, njerëzit po ikin – Asociacioni nuk e cenon sovranitetin

    Lexojeni të plotë intervistën e Zëvendësndihmës-Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, dhënë ekskluzivisht për Gazetën Online Reporteri.net…

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!