×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj flet për ‘kapjen e rrezikshme’ të shtetit nga Kurti dhe instrumentalizimin me vdekjen e babait të ministres

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 21:19

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka qenë dikur njeriu më i afërt i Albin Kurtit. Dhe sot, duket se ai ka deshifrimet më interesante, dhe shpesh edhe të qëlluara për kryeministrin në detyrë. Molliqaj ka një shpjegim për gjestin që bëri sot Kurti me ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari.


    Molliqaj ka shkruar se kjo çfarë ka bërë Kurti, duke dalë në konferencë me ministren që sot i kishte vdekur babai, dhe duke e përmendur këtë fakt, është një instrumetalizim i tmerrshëm dhe një populizëm që nuk ka limit, shkruan Reporteri.

    Kryetari i PSD-së ka folur edhe për emërimet nëpër borde dhe vendimin e sot për një kryeshef të ri në Ujësjellësin ‘Prishtina’.

    Tha se këto veprime tregojnë qartë se Kurti mendon se vetëm ekspertët që janë me VV-në janë të mirë.

    Ky është postimi i plotë:

    Fushata e Kurtit ‘kapje në emër të çkapjes’ nuk ka të ndalur. Sot e paska emëruar edhe një anëtar tjetër nga VV si Kryeshef Ekzekutiv në Ujësjellësin ‘Prishtina’. Njerëzit, me të drejtë janë të lodhur deri në rropatje nga keqqeverisja e keqpërdorimet. Por, qeveria në ikje, perspektivë zhvillimore nuk iu ka dhëne, mjafton ta shihni programin për këtë. Por, po iu jep hakmarrje me lugë. Pak nga pak.

    Në konferencën e sotme Kurti fjalëpërfjalfshëm e ka konfirmuar kritikën tonë. Ai na tha se ekspertët e pavarur nuk po guxojnë ta luftojnë korrupsionin, prandaj duhet të vijnë nga VV ose të jenë mbështetës. Sepse Partia ta jep guximin, dijen e moralin.

    Secila kapje në emër të çkapjes ka rezultuar ne regjime edhe më të dhunshme. Historia është plot me raste të tilla, nga Lindja në Perendim. Në komunikatën e fundit kemi thënë: ‘kjo që po e shohim tani është përsëritje e vagullt e përvojave të shekullit të kaluar. Kapja në emër të çkapjes, është në logjiken e njejtë me diktaturën e partisë kundër shfrytëzimit dhe diktatit të kapitalit’. Përkohësisht, na tha, përkohësisht. Kjo përkohësi nuk është kryer kurrë. Sepse telosi historik arsyeton gjithçka në emër të qëllimit të madh në fund. Gjithmonë, duke pretenduar se kemi qasje në fatet e historisë. Përkohësia e tyre është e përhershme sepse në fund s’do të jemi asnjëherë, sepse historia s’ka fund.

    Gjesti i sotëm i Kurtit me ministren Hajdari sot është instrumentalizim i tmerrshëm, dhe populizëm që tejkalon çdo limit. Ështe jo njerëzor. Rasti i vdekjes së babait duhet të ishte pushim për të. Por, Kurti dëshiron të na thotë se këta të VV-së janë të ndërtuar nga një material tjetër, se nuk janë njerëz si të tjerët: nuk qajnë, nuk mërziten, nuk frikësohen as nuk lodhen. Ky është përshkrimi bolshevik i njerëzve në luftë të vazhdueshme

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!