×
  • Lajme
  • Lajme

    Për Dardan Molliqaj Vetëvendosje tash është “Vetënënshtrimi”

    Reporteri
    27 Janar 2020 | 22:31

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka goditur ish-partinë e tij Vetëvendosjen, pasi që kjo e fundit njoftoi për ndërhyrjen e ambasadorëve të Quintit në negociatat LDK-VV.


    Molliqaj thotë se VV po transformohet në një parti tipike e Kosovës e cila përdor shantazhin, gënjeshtrën për premtime elektorale, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Vetënënshtrimi

    Lëvizja Vetëvendosje u krijua dhe formësua në kritikën e saj ndaj ndërhyrjes së ndërkombëtarëve në proceset e shtetndërtimit, të marrëveshjeve me Serbinë dhe të misioneve ndërkombëtare të sigurisë si UNMIK e EULEX.

    Por, VV dita ditës po transformohet në një parti tipike e Kosovës e cila përdor shantazhin, gënjeshtrën për premtime elektorale, ndryshimin e parimeve për çështje mbi të cilat i ka kritikuar gjatë historikut të saj dhe heshtjen përballë dy marrëveshjeve me Serbinë ku Kosova as nuk po përfaqësohet nga institucionet e saja.

    Tani ajo po shkon edhe një hap më tutje. Pikërisht VV, e cila kritikonte thellësisht ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në krijimin e institucioneve të Kosovës pas zgjedhjeve demokratike apo përzgjedhjes së figurave shtetërore në mënyrë jo-demokratike, ajo po përfundon duke i ftuar ambasadorët e Quint-it në takim së bashku me partnerin e koalicionit. Vetëvendosje po shkel edhe parimin tek i cili është formuar e krijuar vetëm e vetëm që të arrijë të jetë në pushtet.

    Duke hequr dorë nga parimet e qëndrimet, duke përdorur çdo metodë për të arritur në pushtet të cilën e ka kritikuar më herët, VV po shndërrohet në parti nga e cila shpresa e ndryshimi mund të pritet aq sa mund të pritet nga partitë që deri tani kanë qenë në pushtet.

    https://www.facebook.com/dardanmolliqaj2/posts/2942847522403796?__xts__%5B0%5D=68.ARD4N-gfUU1wRUlhRt9crrZq2KmmV9Ko5jPbqYrMB2mOSWvUEKgn8mEvb4eDu0TEgmOzljgogVjTewcVfaHT8zu-tTFwMNPIXLH8AGm-ID7xd8LU4upIYfRfQ2SClo0ycbDaaAS7BALl1RfTRX1KJ3lQ-wVmn3pANoQ8_gwKlncNvVamCNREgo2ehCxc_hkgh2lhzurqtkk6sb3LH41A-jXEuwk6IYiGg6X6KKwg7v6mM3C557kWH3PXtEqUr9HdNXDkO1X2NTW6d8tuBUbyF_6VdIfGAWIfBJ4W_83exaMu2zJ-7dTEAedL7v9Zhom4e6_X6kVmVd22p7n7p2uTNcW2&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!