×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: Më 2018, Rexhep Selimi garantoi votën e VV-së për shfuqizim të Speciales – Kurti me një telefonatë nga burgu e dështoi çdo gjë

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 22:35

    Dardan Molliqaj nga Partia Social Demokrate, ka folur rreth qëndrimeve të këtij subjekti karshi zhvillimeve politike në vend.


    Sa i përket Gjykatës Speciale, për të cilën thuhet se është kërkuar vazhdimi i mandatit, ai vlerëson se ka vota për ta mundësuar këtë, pasi edhe Vetëvendosje ka ndryshuar qëndrim.

    ”Besoj që vota në Kuvend ka. Do të rivotohet”.

    ”Do ta votojnë të gjithë me përjashtim ndonjë parti të vogël”.

    ”Kur s’ka nevojë nuk e votojnë. Po supozoj që nëse PDK vendos mos me e votu, do ta votojë Vetëvendosje, por ky subjekt do jetë garanci i fundit vetëm nëse PDK nuk e voton vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale”.

    Molliqaj ka thënë se në seancën e vitit 2018 ku ishte planifikuar shfuqizimi i Gjykatës Speciale, ishte llogaritur në votat e Vetëvendosjes.

    Në Rubikon me Adriatik Kelmendin ka zbuluar se votën e Vetëvendosjes e kishte garantuar deputeti i këtij subjekti, Rexhep Selimi, por Albin Kurti nuk e lejoi.

    ”PDK besoj që do ta votojë prapë, por edhe Vetëvendosje do ta votojë. Atëherë ka votuar kundër por tani e ka ndërruar qëndrimin”.

    ”Në dhjetor të 2018 kur është propozuar shfuqizimi i ligjit – jo i amandamenteve kushtetuese – Vetëvendosjes i është ofruar kjo ofertë, në emër të Vetëvendojes ka folur Rexhep Selimi dhe ka garantuar votën”.

    ”E ka konfirmuar vet ai për disa eksponentë”.

    ”Sami Lushtaku e ka konfirmuar publikisht që Rexhep Selimi ka folur dhe unë kam qenë mbështetësi kryesor për ta bërë shfuqizimin e ligjit”.

    ”Albin Kurti ka qenë në burgun e Lipjanit atë kohë, kishin filluar problemet në Vetëvendosje”.

    ”Ne kemi qenë duke diskutuar për ta votuar shfuqizimin e ligjit, një telefonatë e Albin Kurtit nga burgu me Liburn Aliun, është ardhur dhe ka ndryshuar qëndrimi dhe pastaj ka dështuar çdo gjë”.

    ”Sepse thirrja e asaj seance është llogaritë në votat e Vetëvendosjes”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!