×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj “shqelmon” Shpend Ahmetin: Qeverisja e tij nuk i paraqet vlerat dhe bindjet e PSD-së

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 22:48

    Dardan Molliqaj ka thënë se Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës, nuk i paraqet vlerat dhe bindjes e Partisë Social Demokrate.


    Këto komente Molliaqaj i ka bërë në Rubikon të Klan Kosovëskur është pyetur për takës prej 10 euro për hyrjen në Prishtinë që pritet të vendoset nga Shpend Ahmeti.

    “Shpend Ahmeti është anëtarë i thjeshtë i PSD-së. Realisht ai është krejtësisht autonom me qeverisjen në Prishtinë dhe qeverisja e tij nuk paraqet bindjet dhe vlerat e PSD-së, më saktësisht të strukturës së re të PSD-së. Ndonëse 3ai është anëtarë por qeverisja e tij nuk i paraqet bindjet tona. Por as bindjet tona nuk i paraqesin bindjet dhe vlerat e Shpendit, që nuk është e njëjta me Kamenicën me Qëndronin. Qëndroni i paraqet bindjet tona”, tha Molliqaj.

    Ai është shprehur se është e papranueshme edhe vendosja e taksës për njerëzit që hyjnë në Prishtinë.

    Ahmeti kishte dhënë dorëheqje nga PSD në dhjetor të 2019-ës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!