×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj thotë se Kurti po përdor emrin e Vasfije Krasniqit, Avni Deharit e Shqipe Selimit për përfitim votash

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 15:29

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e Vetëvendosjes.


    Molliqaj e nis shkrimin duke thënë “Simbolika si mungesë”, përmendë Vasfije Krasniqin, Gani Krasnqin, Shqipe Selimin e Avni Deharin.

    Ai thotë se Kurti dikur thoshte se nuk i dorëzon njerëzit e UÇK-së në Gjykatë, kurse sot keqpërdor emra si simbolikë për braktisje të qëndrim.

    Figurën e Vasfije Krasniqit e lidh me dialogun Kosovë-Serbi. Gani Krasnqin e lidh me luftën e UÇK-së, emrin e bashkëshortës së Rexhep Selimit, Shqipes me “braktisjen” që VV i bëri këtij të fundit sipas Molliqajt, Avni Deharin me atë se nuk do të vendoset drejtësi për Astrtin.

    “Emrat aty janë duart e lira për Albinin në pushtet”, thotë ai përmes një shkrimi në Facebook.

    Shkrimi i plotë:

    Simbolika si mungesë

    Lista e VV është plot emocion, plot përzierje, por pa pikë koherence. Këtë herë do të flasim për simbolikat që janë keqpërdorim i njerëzve drejt braktisjes së kauzave.

    E kemi Vasfije Krasniqin me numrin 4 sepse e dimë që kërkim falja më nuk është kusht për dialogun Kosovë-Serbi; nuk do të jetë kusht as zbardhja e fatit të të pagjeturve dhe krimeve seksuale. Prandaj, si zëvendësim për çështjen le ta kemi personin simbol.

    E kemi Gani Krasniqin me numrin 9 sepse ai është ish UÇK dhe ish i burgosur politik. Le t’u japim numra në listë që në qeverisje t’i heshtim, jo thjesht si pjesëmarrje, por mbi të gjitha si frymë e orientim politik. Tash që Gjykata Speciale është vulosur edhe me ndihmën e Kurtit, le t’i kemi aty si retorikë e përfaqësim.

    Edhe Shqipe Selimin e kemi me numrin 10, gruaja si zëvëndësim për burrin. Po të ishte kundër Gjykatës, pse të mos garojë Rexhep Selimi vet, ai është nën prezumim të pafajësisë dhe asnjë ndalesë formale nuk e ka. Kurti dikur thoshte se nuk i dorëzon njerëzit e UÇK-së në Gjykatë, kurse sot keqpërdor emra si simbolikë për braktisje të qëndrimit. Mbi të gjitha, UÇK – ja sot është qëndrim, dhe jo trashëgimi personalitetesh.

    E kemi Avni Deharin me numrin 5 sepse nuk do të kemi vendosje të drejtësisë për Astritin. Siç nuk u bë bash asgjë gjatë qeverisjes së kaluar.

    Emrat në listën e VV janë mungesë, në fakt janë kompensim i përkohshëm për braktisje të kauzave. Emrat aty janë duart e lira për Albinin në pushtet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!