×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj pret pjesëmarrje të madhe në protestën e së shtunës

    Reporteri
    27 Janar 2022 | 21:25

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur për protestën e 29 janarit e cila do të mbahet për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

    Molliqaj ka thënë se sipas takimeve që ka pasur në shumë qytete të Kosovës, disponimi i qytetarëve është i madh për të marrë pjesë në këtë protestë.

    “Nuk mund ta kuatifikojmë tash, por ka disponim për protestë, kam qenë nëpër zona e qytete të Kosovës dhe kemi taku njerëz kogja shumë, ka irritim të jashtëzakonshëm të qytetarëve .Në veçanti i ka iritu shumë deklarata e kryeministrit se energjia elektrike ka qenë aq lirë sa qytetarët nuk kanë ditur sa po paguajnë. Pjesëmarrja ka me qenë bukur e madhe por ende ska përfunduar asgjë, puna do të vazhdojë deri të shtunën”, ka thënë Molliqaj në RTV Dukagjinë, transmton Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai shtoi se në rast se pjesëmarrja është e madhe, rezultati i i protestës do të jetë tërheqja e qeverisë nga vendimi për bllok-tarifat. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!