×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti i sikletshëm kur Shpend Ahmeti shtyhet nga roja i Kurtit gjatë vizitës në Komunë

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 20:27

    Kryetari i Prishtinës, Shepnd Ahmeti, sot është takuar me kryeministrin e qeverisë në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin. Një moment pasi dy ish-partiakët u përshëndeten me bërryla, roja e Kurtit futet në mesin e tyre duke e shtyrë Ahmetin.


    Ndërkohë, gjatë takimit i pari i Prishtinës komentoi deklaratën e djeshme të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili tha se Kurti, Abazi dhe Svecla, janë futur në dhomën e përgjimeve në PTK.

    Ahmeti gjithashtu tha se gjatë kësaj periudhe ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

    “Unë kam thënë edhe më herët që ne nuk i përcaktojmë prioritetet e Qeverisë, unë gjatë kësaj periudhe kam qenë në kontakt të përditshëm me ministrinë e Shëndetësisë. Sot jam i kënaqur që kryeministri e vizitoi Komunën e Prishtinës për të diskutuar rreth këtyre çështjeve dhe me ju tregu të drejtën unë pak po e di që këto debatet televizive pastaj po shkaktojnë kërkesa për pyetje për atë se çka ka thënë dikush për dikë, në përgjithësi mendoj se do të duhej të ishim më shumë të shqetësuar për situatën ekonomike dhe gjendjen të cilin e kemi dhe institucionet të koordinohen për të menaxhuar situatën më mirë”, ka thënë ai, teksa ka komentuar edhe deklaratën që mbrëmë presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e pati për Kurtin.

    “Mua më kap sikleti veç kur e di që ka dhomë të përgjimeve e leje ma veç emri i qasaj, se kam ditë që as që ekziston një gjë e tillë në Telekom, e kam mësu. Nuk mund të themi që nuk njihemi me Albinin e me përfaqësuesit e qeverisë, ne jemi të gatshëm për rihapje po ne këtë vendim s’e marrim si komunë. Besoj se ne i kemi zbatuar në përpikëri e s’kemi hyrë fare në debate a kanë qenë ligjore, për ne ka qenë e rëndësishme jeta e njerëzve”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!