×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti kur dëgjohen britmat e pacientëve që u ngujuan nga zjarri në spitalin e Tetovës

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 8:26

    Zjarri që ndodhi sonte në spitalin modular të Tetovës, ku po trajtoheshin pacientët me covid, ka shkaktuar deri më tani 10 viktima.


    Zjarri ka shpërthyer në ora 21:02 minuta, edhe pas intervenimit të zjarrfikësve dëmet në njerëz janë shkaktuar.

    Dyshimet e para janë që eksploduar bombola e oksigjenit.

    Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes duke u munduar të shuajnë zjarrin që ka kapluar Spitalin modul për Covid të Tetovës.

     

    Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka konfirmuar se ka viktima në zjarrin që ka shpërthyer në Tetovë, ndërsa numri i tyre saktë ende nuk dihet, dhe se autoritetet janë duke punuar për të konfirmuar.

    “Zjarri është shuar dhe të gjitha ekipet e spitalit janë mobilizuar të japin ndihmën për të lënduarit. Ato me urgjencë janë duke u transportuar për në Shkup që të ju jepet ndihma e nevojshme, ekipet e Klinikës janë të mobilizuar. Së shpejti do të kemi informacione”, ka thënë Filipçe.

    Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, nga spitali ka folur për rastin.

    Ajo tha se ende nuk dihet për numrin e viktimave.

    Për media deklaratë dha dhe edhe zv. komandanti i zjarrfikësve në Tetovë sipas të cilit rasti është lajmëruar në orën 20:02 minuta derisa zjarri është shuar në 21:45.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!