×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti kur Melihate Tërmkolli i thotë Tomë Gashit “çuti”, ai ia kthen “zoti Tërmkolli”

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 22:58

    Ka eskaluar debati “Debat” të RTK-së dërmjet Melihate Tërmkollit dhe avokatit Tomë Gashi.


    Derisa anëtarja e LDK-së fliste për Vetëvendosjen dhe qeverisjen e saj pas 6 tetorit, Gashi vazhdonte të ndërhynte duke thënë se Kosova s’ka nevojë të dialogojë me Serbinë dhe se pavarësia e Kosovës është vulosur edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

    Dhe në këtë moment ka reaguar Tërmkolli duke i thënë Gashi se ai e kupton vetëm fjalën serbe “çuti” që do të thotë hesht.

    “Çuti, se ti veç kështu kupton dhe e din mirë pse e kupton këtë”, i ka thënë Tërmkolli, Gashit.

    Pas kësaj, avokati Gashi i është drejtuar zonjës Tërmkolli me “Zoti Tërmkolli”. “Ani Zoti Tërmkolli”, tha ai, ndërsa Tërmkolli më nuk vazhdojë të fliste.

    Ja video e sherrit mes tyre:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!