×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti kur sulmohet vetura e Kastratit

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 20:47

    Reformat në arsim në Komunën e Kamenicës përveç nga partitë politike nuk po priten mirë as nga qytetarët. 


    Në një diskutim publik, që ka organizuar komuna në fshatin Hodonoc, është sulmuar kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati.

    Reporteri.net ka siguruar një video ku shihet se si sulmohet vetura e kreut të Kamenicës.

    Ndryshe në kuadër të kësaj reforme kryetari Kastrati ka paraparë që nga shtatori, nxënësi i Komunës së Kamenicës nuk do të ndajnë më klasën vetëm me mësuesin, apo me dy-tre shokë të tjerë.

    “Me reformën të cilën jemi duke e ndërmarrë, klasët e shkollave fillore do të kenë mesatarisht 20 nxënës. Nxënësi i klasës së parë nuk do të dëgjojë më muhabete të adoleshentëve nëpër korridore, por do të ndajë ambientin me moshatarët e vet, ashtu sic e parashohin të gjitha standardet evropiane.”, thuhet në një njoftim të komunës së Kamenicës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!