×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mora një gjysmë zotimi”, Lumir Abdixhiku tregon se çfarë i kërkoi Kurtit në takim

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 21:03

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur në lidhje me vendimin e Kryesisë së LDK-së për të marrë pjesë në seancën ku pritet votimi i Vjosa Osmanit si presidente.


    Abdixhiku ka thënë se është i vetëdijshëm që nuk është situate ideale, duke theksuar se LDK ka vetëm 12 deputetë.

    Ai ka theksuar se LDK nuk duhet të bëhet destruktive.

    “Jam i vetëdijshëm që ska situatë ideale. Alternativën e vetme e kam pas me fol me ata që e kanë një shumicë, u sigurova të flas me kandidaten për president që është depolitike, apartiake, apo bëhemi destruktiv, 68 vota janë andej…”, ka thënë kryetari i LDK-së në Debat Plus.

    “Unë jam i bindur që kjo është rruga për tu kthyer LDK”, tha Abdixhiku.

    Abdixhiku ka zbuluar po ashtu që në takimin e përbashkët me Vjosa Osmanin e Albin Kurtin, ka kërkuar një gjë nga kryetari i VV-së.

    “Një gjë e kam kërkuar prej zotëri Kurti, e kam pyetur a do të silleni njëjtë si do të sillemi ne, a do të merrni pjesë në seanca…. Ta bëni rast kur nesër ne jemi e mora një gjysmë zotimi”, ka thënë ai.

    Duke folur për gjendjen aktuale brenda LDK, Abdixhiku ka thënë se këtë gjendjen nuk e ka krijuar ai, por e ka gjetur ashtu.

    Tutje, ai është shprehur se si LDK duhet të jenë unik, nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë atë do i bëjnë dëm partisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!