×
  • Lajme
  • Lajme

    Mori mesazhe ofenduese për shkak të Trustit, Duda Balje: Do të keni turp për këtë, shumë shpejt

    Reporteri
    25 Maj 2022 | 22:34

    Deputetja Duda Balje ka reaguar ndaj ofendimeve të qytetarëve pasi abstenoi sot në Komisionin për Buxhet dhe Transfere për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

    Ajo u shpreh se ato fyerje i dhembin shumë derisa thotë se do të kenë turp shumë shpejt të gjithë ofenduesit.

    “Ofendime, ofendime, pa pritur momentin e fundit.Dhe te gjitha ofendimet per tu kuptuar dhe zhgenjimet pa kuptuar votën time sot, kjo fyerje dhemb me shume!

    Do të keni turp për këtë, shumë shpejt!

    Dhe për t’ju bërë të ditur këtë, të tre votat e boshnjakëve në Grupin Multietnik ishin Për Trustin!”, ka shkruar Balje.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!