×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mos më prek, nuk të njoh”, momenti kur Nasim Haradinaj del nga taksi dhe përballet me policët e EULEX-it

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 19:19

    Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UCK-së), Nasim Haradinaj, ka qenë duke hyrë në ndërtesën e Televizionit 7 kur është ndaluar nga policia e EULEX-it. Ai ishte i ftuar në emisionin Frontal që të flasë për aksionin në selinë e OVL-UÇK-së dhe derisa po dilte nga një veturë taksie, është ndaluar nga policët.


    Ai ka refuzuar të dorëzohet dhe i ka paralajmëruar policët që të mos e prekin derisa të vjen Policia e Kosovës.

    “Mos më prek, nuk të njoh”, u ka thënë në shqip Haradinaj policëve të EULEX-it.

    Më poshtë e keni videon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!