×
  • Lajme
  • Lajme

    Mot me diell dhe vranësira për pesë ditët e ardhshme

    Reporteri
    19 Mars 2023 | 14:32

    Në Kosovë për pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira herë pas here.

    Në njoftimin e lëshuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thuhet se do të ketë edhe erë nga verilindja për të gjitha ditët, pos të martës.

    Më poshtë e keni e motin për pesë ditët:

    E hënë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor, temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros , ndërsa maksimalet e ditës do të jenë tipike pranverore.

    E martë – Mot me vranësira të dendura. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar, e me periudhe të shkurta edhe të intensitetit të lartë. Temperaturat maksimale parashihen të shënojnë rënie, derisa ato minimalet do të shënojnë rritje.

    E mërkurë – Mot i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Nëpër zona të kufizuara ka mundësi për riga shiu të intensitetit të dobët.

    E enjte – Mot kryesisht me diell. Vranësirat të pakta parashihen rreth relievit malor.

    E premte -Mot i ngjashëm me ditën e enjte, si në vlerat e temperaturave ekstreme, ashtu edhe në elementet tjera meteorologjike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!