×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti në dy ditët e ardhshme, vranësira dhe intervale me diell

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 8:06

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot me vranësira të çrregullta dhe intervale me diell.


    IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

    Indeksi UV mbetet mesatar deri i lartë, ndërsa do të fryjë erë mesatare deri e fort nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia maksimale, parashihet të arrijë mbi 17 m/s.

    IHK njofton se për shkak të qarkullimit të madh të masave ajrore, nëpër territore të kufizuara mund të ketë reshje afatshkurta të përcjella me bubullimë, kurse reshje me intensitet të lartë parashihen në jugun e Shqipërisë të përcjella me stuhi edhe përgjatë kufijve të Shqipërisë jugore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!