×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti sot me diell, nesër ftohtë

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 7:09

    Sipas Prishtina Weather moti sot do të jetë kryesisht me diell, e gjatë ditës më ngrohtë.


    Pasdite do të ketë edhe vranësira kalimtare. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen, e vende-vende mund të fillojnë edhe reshjet e shiut.

    Njoftimi:

    Temperaturat në vise të ulëta 0C deri 16C, e në vise malore -5C deri 10C. Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 4-10m/s, nga Dukagjini me hove deri në 14m/s.

    Në mbrëmje era ndryshon drejtimin dhe fryn nga verilindja. Indeksi UV: 5. Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera mesatare dhe të pranueshme, e në periudha të qetësisë mund të kaloj në të dobëta.

    Ndërkohë e mërkura do të karakterizohet me mot të vranët, më ftohtë dhe me erë. Nga mëngjesi priten të reshura bore edhe në vise të ulëta, nga Dukagjini të përziera edhe me shi. Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë.

    Temperaturat në vise të ulëta -1C deri 5C, e në vise malore -7C deri -2C. Era do të fryjë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 4-10m/s, me hove deri në 14m/s. Indeksi UV: 2. Indeksi i cilësisë në vlera të pranueshme dhe të mira

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!