×
  • Lajme
  • Lajme

    MPJ del me njoftim për aksidentin e autobusit me kosovarë në Bullgari

    Reporteri
    18 Janar 2022 | 19:56

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka dhën detaje pas aksidentit të autobusit me pasgjerë kosovarë në Bullgari.

    MPJD-ja përmes një njoftimi ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët e Kosovës që ishin brenda autobusit të vetëaksidentuar në mëngjesin e sotëm në Kystendil të Bullgarisë, janë transferuar nga kompania e njëjtë e autobusit në Kosovë dhe se nuk kanë pësuar lëndime trupore, me përjashtim të shoferit të autobusit që ka marrë lëndime të lehta, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “MPJD-ja me të pranuar informacionin, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Sofje, ka komunikuar me autoritetet përkatëse, ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm konsullor dhe gjithashtu zyrtari i ambasadës ka dalur në vendin e ngjarjes për të ofruar asistencën e nevojshme”, thuhet në njoftim.

    MPJD ka dhën edhe arsyet që shkaktuan aksidentin.

    “Sipas të dhënave nga terreni deri tek aksidenti kishte ardhur pasi që autobusi i cili operonte në linjën Prishtinë – Stamboll duke kaluar në rrugën Kystendil – Gyeshevo kishte devijuar rrugën për shkak të një druri në rrugë që kishte rënë si pasojë e erërave të forta”.  /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!