×
  • Lajme
  • Lajme

    MSH: Deri tani janë vaksinuar mbi 2 mijë e 500 punonjës të institucioneve shëndetësore

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 16:34

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri tani janë vaksinuar mbi 2 mijë e 500 punonjës të institucioneve shëndetësorë kundër COVID-19.


    Sipas MSH’së, ditëve në vijim vaksinimi do të shtrihet në mesin e punonjësve shëndetësor në Kujdesin Parësor Shëndetësorë dhe më pastaj edhe tek moshat e shtyera.

    Njoftimi i plotë:

    Ka vazhduar vaksinimi i punëtorëve të institucioneve publike shëndetësore në Kosovë.

    Përmes vaksinimit kundër COVID-19, synohet të arrihet imunizimi aktiv për të parandaluar COVID-19, të shkaktuar nga virusi SARS-Cov-2.

    Që nga fillimi i vaksinimit, në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në shtatë komunat ku është i organizuar Kujdesi Dytësor Shëndetësor, janë vaksinuar mbi 2500 punonjës të institucioneve shëndetësore. Ditët në vijim, vaksinimi shtrihet në mesin e punonjësve shëndetësor në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe më pas, edhe tek moshat e shtyra, sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.

    #Bashkëiadalim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!